Show-Bizz

Rita Ora shkëlqeu me perfomancën në Shqipëri, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja

11:40 - 04.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rita Ora ndezi skenën me perfomancën e saj, mbrëmjen e djeshme në Tiranë.




Përpos duartrokitjeve dhe vlerësimit nga publiku shqiptar, mediat britanike gjithashtu kanë përgëzuar shfaqjen e  saj.

“Daily Mail” shkruan se gjatë stinës së verës këngëtarja shqiptare do të entuziazmojë fansat me një sërë koncertesh.

“Dhe tani, Rita Ora, vazhdon të entuziazmoj turmën teksa u ngjit në skenën shqiptare me një veshje fantastike gjysmë të dukshme, të dielën”.

Jo vetëm kaq, por në vijim të artikullit Rita është përgëzuar për fizikun e saj të përkryer si edhe veshjen e zgjedhur.

Një tyl i verdhë, si edhe trupore po atë ngjyre me gurë dhe xixa, theksonin belin e ngushtë si edhe këmbët e këngëtares, e cila e menaxhoi shumë mirë skenën me lëvizjet, teksa kishte veshur çizme ngjyrë bezhë.

“Duke lënë pak vend për imagjinatën, me veshjen në skenë, Rita e plotësoi look-un e saj duke ndryshuar ngjyrën bionde të flokëve në të kuqe me një stil të çrregullt, që theksonte tiparet e saj të përsosura. Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” i dha të gjitha në skenë, ndërsa ajo luajti repertorin e saj përballë një turmë entuziaste”.

Vallja e Rugovës e shtoi edhe më tej entuziazmin, teksa Rita Ora performoi gati 1 orë në “Sheshin Skënderbej”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.