Vrasi i ish-komisarit marrëveshje me prokurorinë, tregon vrasësit dhe përfiton… Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar akt-marrëveshjen e Prokurorisë me Mikel Shallarin, ekzekutorin e komisarit të policisë Artan Cuku.
Sipas marrëveshjes së pranuar tashmë edhe nga Gjykata, Mikel Shallari do të dënohet me 10 vite burgim. 24-vjeçari nga Kuçova ka treguar porositën e vrasjes së Artan Cukut.
Ai është Bledar Jambelli, emër i njohur për autoritetet ndërsa është shpallur në kërkim. Cuku ka qenë një oficer karriere. Ai ka shërbyer në detyra të ndryshme. Në vitet 2009-2011, ai ka qenë nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ndërsa më pas, Drejtor në Policinë e Vlorës në vitet 2012-2013.
Në vjeshtën e vitit 2013 ai ishte pjesë e një numri të madh drejtuesish të policisë të cilët u lëvizën nga detyra, pas zgjedhjeve të atij viti, duke u emëruar në Akademinë e Policisë, ndërsa në 2014 u liruan nga radhët e uniformave blu. Cuku u qëllua në hyrje të pallatit ku ai banonte, në një zonë të populluar të kryeqytetit.