Një grua nigeriane, e cila është përdhunuar nga katër shqiptarë të Kosovës në një shtëpi të Welschnofen (Tiroli Jugor), ka identifikuar agresorët e saj para trupit gjykues.
Tagblatt Dolomiten shkruan se gruaja ka treguar ngjarjen e ndodhur dhe ka fajësuar të katër burrat me origjinë nga Kosova, të cilët e kanë “dhunuar gjatë gjithë natës”.
Nigerania punonte si prostitutë dhe fillimisht ishte thirrur nga njëri prej shqiptarëve, ndërsa më pas ky i fundit kishte thirrur edhe tre shokë tjerë.
Katër personat ndodhen në paraburgim, pasi Gjykata nuk ka menduar t’ua lehtësojë dënimin.
Ngjarja ka ndodhur natën mes 3 dhe 4 majit në Tirolin Jugor dhe është zbuluar me pas nga policia pas denoncimit.
Pas ngjarjes, gruaja nga Nigeria ka paditur katërshen tek autoritetet policore, të cilët kanë nisur hetimet.
Të katër burrat, të cilët punonin në ndërtim, akuzohen për dhunim seksual në grup dhe ndodhen në paraburgimin e Bozner.