Më në fund, pas vite pritje javën e ardhshme pritet të nisin punimet për në rrugën e Arbrit.
Lajmi është dhënë nga Kryeministri Edi Rama këtë të martë, pas mbledhjes së qeverisë në qytetin e Durrësit.
Në fjalën e tij, shefi i qeverisë theksoi se në këtë mbledhje është miratuar dhe nisja e punimeve për disa rrugë ku më e rëndësishme është rruga e Arbrit.
Rama tha se punimet do të nisin të dielën e ardhshme, të një prej akseve rrugore më të rëndsishme në vend.
“Shqipëria ka progresin më të mirë në rajon në muajt e fundit. Pavarësisht skepticizmit, dhe në mjegullën e dendur të propagandës, mbetet fakt që papunësia është ulur dhe këtë e thonë INSTAT në mënyrë të pavarur.
Ne jemi në një përpjekje serioze në punësim real, brenda kushteve që janë të vështira, po krijohet një ekonomia ku lajmi I mirë është se janë rritur dhe investimet e huaja me më shumë 60% duke e krahasuar me vitin e kaluar.
Të dielën e ardhme hapet kantieri I parë i rrugës së Arbrit, duke u përmbushur premtimin që kemi bërë në fushatë.
Po ashtu do te këtë dhe kantier te tjera ndërtimi, ku ky vit do të jetë Shqipëria kantier ndërtimi në projektin 1 miliardë.
Kemi nisur dhe rregullimin e rrugës Tiranë-Durrës, dhe objektivi ynë është që të mbyllet në fund të këtij muaji.” theksoi Kryeministri Rama