Kupa e Botës 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, pasi oferta e përbashkët e tyre mundi propozimin e Marokut për ta pritur atë.
Aksioni “United 2026” u përzgjodh nga vendet anëtare të FIFA, duke fituar 134 vota krahasuar me 65 për Marokun. Turneu 2026 do të jetë më i madhi i Kupës së Botës ndonjëherë, me 48 ekipe që do luajnë 80 ndeshje për 34 ditë.
Si Meksika ( në vitin 1970 dhe 1986) ashtu edhe Shtetet e Bashkuara ( në vitin 1994) kanë organizuar më parë Kupat e Botës. David Beckham dhe Donald Trump ishin mes atyre që më parë mbështetën ofertën e Amerikës së Veriut.
Shfaq Komentet (0)