Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 20 vjeçar është mbytur në det.
Nga sa mësohet, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në Currila, ku i riu me iniciale E.L, banues në Durrës është mbytur në det.
Kjo është viktima e dytë në pak kohë. Kujtojmë këtu, se një i ri u mbyt dy javë më parë në gjirin e Lalzit.
Njoftimi i policisë
Më datë 13.06.2018, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur në det shtetasi E.L. 20 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)