Kryesore

Debate te Ligjet/ Alibeaj kapet me Ministren e Drejtësisë: Për koleksionin pranverë-verë do flasim?

12:05 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me debate dhe tone të ashpra është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku e pranishme ka qenë dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.




Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij u shpreh se kapja e drejtësisë do të sjellë rezultate të hidhura në Shqipëri, ndërsa shtoi ministria e Drejtësisë flet për gjithçka përveç Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe Nazer Seitit.

“Të paktën dhe nga funksionari që ka ardhur sot është bërë e ditur se për çdo gjë mund të flasë, por jo për çështjen e Saimir Tahirit! Për çdo gjë mund të flasë, por jo për çështjen e Fatmir Xhafajt dhe Agron Xhafajt! Për çdo gjë mund të flasë por jo për atë të Nazar Seitit për disa arsye të tjera. Pyetja është, përse ka ardhur sot të flasë nëse nuk pranon të flasë për këto çështje?! Për koleksionin pranverë –verë të Miu-Miu do të flasim sot?!”, – ka thënë Alibeaj.

Mirëpo pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i socialistëve në Komision, ku pas debatit të gjatë u larguan ga komisioni, duke lënë vetëm deputetë demokratë.

DEBATI

Alibeaj: Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë duhet të raportojnë, por për çfarë do flasin? Pse keni frikë nga fjala, meraku kryesor që duhet të ketë Ministria e Drejtësisë është se Republika paraqitet sot pa Gjykatë Kushtetuese, pa kushtetutë, pa drejtësi, sot duhet të flasë për faktin që Gjykata e Lartë është në kolaps total.

Manja: Kush është propozimi konkret, nuk kemi kohë për të humbur…

Alibeaj: Ore prit, kush je ti që nuk humbke kohë?

Manja: E kam shumë të lehtë unë

Alibeaj: T’ja mbathësh?

Manja: Ore mbyll mbledhjen unë, ik bëj konferencë shtypi ti pastaj, nuk ikim nga ju ne.

Alibeaj: Kjo historia e kapjes së drejtësisë, ka sjellë sot frytet e hidhura për gjithë shqiptarët, ku e ke Tahirin, ku e ke Xhafajn?

Manja: Ty të ka marrë malli të dalësh në tv, por jemi për punë këtu.

Alibeaj: Po për punë jemi.

Manja: Ore cili është propozimi? Këtë thuaj.

Alibeaj: Nuk ka shans të më mbyllësh fjalën.

Manja: Ore ti lexon rregulloren e Saliut, ç’të të them unë. Deri kur të vijë ndeshja do të flasësh në orën 2, aty e keni hallin ju, për ju Shqipëria është kampionat botëror.

Alibeaj: Nëse ti i ke nxjerrë tapinë edhe komisionit, por nuk je ti pronari, te vjen hidhur ty, puna jote. Ca behet me Agron Xhafajn sot, kete duan te dine shqiptaret.

Alibeaj: Këtë hall keni ju, me pelegrinazhin që keni nisur e sfidoni shqiptarët.

Manja: Ore dilni edhe ju, ç’hall keni ju, dilni ju, mos rrini në Tiranë.


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.