AKTUALITET

Gra me të zeza dhe shumë lot… Përcillet për në banesën e fundit burri që u vra nga gruaja

12:48 - 18.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai nuk jeton më, ajo tashmë në burg, ndërsa dy fëmijët mbetën jetimë… Familja Donaj nga Rrësheni u shkatërrua mëngjesin e së dielës, ku 35-vjeçarja Violeta Donaj kreu krimin makabër duke vrarë me katër plumba  bashkëshortin e saj, Kujtimin në tregun e Milotit.




Kishin dalë si çdo të dielë për të siguruar ndonjë të ardhur për dy fëmijët e mitur, por një sherr mes çiftit nga Rrësheni çoi në tragjedi.

Kujtimi, i zoti i shtëpisë, do të përcillet sot në banesën e fundit, ndërsa familja ka hapur dyert e mortit. Njerëz që hyjnë dhe dalin, gra të veshura me të zeza vajtojnë mbi trupin e 42-vjeçarit, ndërsa burrat të prekur janë të ndarë veçmas. Askush nuk flet mbi tragjedinë e ndodhur ku tronditi Milotin, por jo vetëm. Shumë dhimbje, lot dhe trishtim…

“Oj nanë, ç‘bëra unë?” Kështu është dëgjuar të bërtasë Violeta mes lotësh, e penduar për krimin e rëndë. “Gjatë shoqërimit në polici, Violeta ka deklaruar se shkak për aktin ekstrem ishte bërë dhuna sistematike nga i shoqi, e cila vinte si pasojë e xhelozisë që kishte ndaj saj Kujtimi.

Po ashtu bazuar në deklaratat e gruas, bashkëshorti luante në lojëra fati, gjë që kishte ndikuar në krijimin e vështirësive financiare.

VËLLAI

“Violeta kishte vendosur të divorcohej  nga bashkëshorti dhe ishte nisur për te shtëpia e saj në Rrëshen, për të marrë vajzën dhe rrobat. Me vete mori edhe kunatën, gruan time, që ta ndihmonte me rrobat”. Kjo ka qenë dëshmia përpara grupit hetimor e vëllait të 35-vjeçares, e cila vrau bashkëshortin e saj.

Sipas familjarëve, 42-vjeçari Kujtim Donaj luante bixhoz dhe e dhunonte fizikisht bashkëshorten e tij. Madje dhuna e vazhdueshme fizike u bë shkak sipas familjarëve që Violeta të merrte vendimin për t’u divorcuar nga i shoqi.

“Di që kanë pasur konflikte të vazhdueshme dhe për këtë motra iku nga shtëpia. Motra më ka treguar edhe shenjat e dhunës në trup.”

Dyshime te shumta mbeten rreth pistoletës me të cilin Violeta ekzekutoi bashkëshortin. I vëllai ka pohuar se jo vetëm që e motra nuk i kishte rrëfyer mendimet për aktin e rëndë, por sipas tij nuk e kishte menduar qe Violeta do të bënte këtë krim.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.