Ka nisur me përplasje dhe fyerje debati në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, mes kryetares së Komisionit Albana Vokshi dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.
Kryetarja e Komisionit i është drejtuar kreut të Bashkisë së Tiranës, Veliajt që të mbyllë mikrofonin dhe të dalë jashtë se ishte i paftuar sot në këtë seancë për të folur për cëeshtjen e Teatrit Kombëtar, pasi sot pritej ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Vokshi: Të nxjerr jashtë se je i paftuar.
Veliaj: S’ke shanse të më nxjerrësh jashtë. Erdha për rekspekt në komision, tani ti më thua ik. Shfyrtëzoni çdo kauzë për ta politizuar.
DEBATI
Veliaj: Po bën teatër
Vokshi: S’e merrni dot fjalën pa ua dhënë unë, ju bëni zhurmuesin atje
Veliaj: Sapo të thashë që nesër Sheshi Skënderbej eshtë për një çmim në Barcelonë, nuk vij dot
Vokshi: A mund ta mbyllni
Veliaj: Erdha siç më kërkuat
Vokshi: Mbyllni mikrofonin
Veliaj: Po gënjen
Vokshi: Mos u trego arrogant
Veliaj: Siç po bëni me aktorët dhe teatrin
Vokshi: Mos u bëni arrogant mund të qëndroni më lart se kaq
Veliaj: Ki dinjitetin të thuash të vërtetën nëse do të bësh aktoren shko bëj audicion.
Vokshi: Ki kujdes me gjuhën që përdor se juve…
Veliaj: Erdha për respekt, edhe ti i thua ik, keni frikë?
Vokshi: Ti duhet të zbatosh ligjin
Veliaj: E humbisni kauzën, shkoni me bisht në shalë dhe Tirana fiton
Vokshi: Jeni bërë për të ardhur keq. Unë mund t’ju nxjerr dhe jashtë ke ardhur i paftuar se nuk doni të keni ministren vetëm.
Veliaj: Iku koha kur ju nxirrni jashtë. Nesër merr çmim Sheshi Skënderbej nuk mund të jem. Ti do qetësohesh dhe do kuptosh se çdo sulm që keni bërë…
Vokshi: Këtu drejtoj unë jo juve, mbyll mikrofonin
Veliaj: Shiko deputetët e PD të gjithë i ke për kafe te Pazari i Ri. Ke pasion të bësh aktore, dështove dhe ke sjellë teatrin në Parlament
Vokshi: Të dalin kamerat përjashta. Pesë minuta pushim. Ndërpritet mbledhja
Veliaj: Pse ke frikë nga e vërteta? Të ka marrë në qafë kryeministri ty, që të thotë Pamela
Vokshi: I thashë Gardës po Garda ka frikë ta nxjerri jashtë, çfarë ti them une Gardës. (kërkon të ndërpresë mbledhjen sa te largohet Veliaj)