Java e kaluara ka qenë shumë e rëndësishme për këngëtaren Ariana Grande dhe padyshim që nuk do ta harrojë kurrë. I dashuri i saj Pete Davidson i propozoi asaj me një unaze diamanti prej 90 mijë dollarësh. Këngëtarja pranoi dhe tashmë është zbuluar edhe shtëpia se ku ata do të jetojnë.
E përditshmja britanike “Daily Mail” bën të ditur se çifti do të bashkëjetojë në një apartament të madh dhe shumë luksoz në New York.
Raportohet se apartamenti përbëhet nga 5 dhoma por ka edhe disa ambiente argëtuese. Gjithashtu flitet se shtëpia ka kushtuar 16 milionë dollarë. J.K
Shfaq Komentet (0)