Ka përfunduar ditën e djeshme raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, takim ky që është mbajtur në Athinë.
Sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një njoftim ka treguar se ky takim ka pasur një frymë konstaruktive dhe është zhvilluar me një klimë pozitive.
Ndërkohë që bëhet e ditur se grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve
Njoftimi
Raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.
U mbyll dje më 22 qershor 2018, në Athinë raundi i tretë i bisedimeve për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi ishte konstruktiv dhe u zhvillua në një klimë pozitive, miqësore dhe bashkëpunuese.
Grupet negociatore do të vazhdojnë të punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe në interes të të dyja palëve