Një tifoz shqiptarë është qëlluar e thikë gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Basileas pas ndeshjes Serbi-Zvicër. Të paktën kështu ka raportuar policia zvicerane.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, tifozi me flmaurin shqiptar po shëtiste në rrugët e qytetit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kur është sulmuar nga një grup prej 3-4 personash, të cilët pasi i kanë marrë flamurin e kanë qëlluar me thikë në këmbë.
31-vjecari shqiptar është dërguar në spital e qytetit dhe bëhet e ditur se është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, policia zvicerane po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të plagosjes.
Shfaq Komentet (0)