Mbahej prej kohësh nën përgjim dhe transporti i 6 minave me telekomandë e çoi në pranga. Gjatë operacionit të koduar “Udhëtimi” policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eduard Sinanaj.
Ai u arrestua në aksin rrugor Milot-Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë.
Në automjetin e tij tip “Peugeot”, në bagazh në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Mbi 40-vjeçarin tani rëndon akuza e ” Trafikimit të armëve dhe municioneve”.
Shfaq Komentet (0)