POLITIKË

Patozi reagon për Teatrin: Një këshillë për gjuetarët e moralit

19:04 - 29.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të përfshirë në reagime për çështjen e Teatrit Kombëtar janë edhe personalitete të njohur të politikës.
Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar përmes një postimi në Facebook rreth situatës rreth ndarjes në dy grupe të aktorëve lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.




Patozi nuk u hedh fajin aktorëve që janë përçarë, por opozitës duke theksuar se “në një vend ku është shitur opozita nuk kemi pse t’u kërkojmë llogari aktorëve rrogëtarë”.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

NJË KËSHILLË PËR GJUETARËT E MORALIT

Ka plasur një gjueti e madhe në Shqipëri për të gjetur dhe demaskuar njerëzit që blen dhe korrupton, sipas tyre, pushteti, kur do të zgjidhë hallet e veta.

Tani janë në shënjestër aktorët e Teatrit Kombëtar, ndërsa nesër do te dalë një temë e re dhe do të zhvendoset vëmendja, por historia nuk do të ndryshojë shumë.

Pa dashur të përfshihem ne debat dhe pa e marrë të mirëqenë faktin që aktorët apo të tjeret u janë dorëzuar ofertave të qeverise, njē këshillë modeste e kam për të gjithë gjuetarët e moralit të sotëm shqiptar:

A ka vlerë të kërkosh qëndresë dhe mospajtim me të keqen apo ryshfetin e pushtetit tek rrogetarë apo hallexhinj të tjerë, kur këtu është shitur në mes të sheshit kryesor të atdheut vetë udhëheqësi i opozitës.

Me zë e me figurë dhe fare hapur, të paktën në natën historike të 17-18 majit, edhe sikur të mos i besosh hiç ata që thonë se marrëveshja e pistë e vitit të shkuar është ende në fuqi.

Është njësoj sikur rusët të luftonin sërish me të njëjtin shpirt dhe përkushtim gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pasi të mësonin se Stalini kishte bere pazar me Hitlerin. Për këtë arsye, të dashur gjuetarë të tradhtarëve të kombit, mos e kërkoni kot Stalingradin në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.