POLITIKË

Negociatat, Ruçi: Kemi një datë, tani jemi të gjithë në testim

11:36 - 30.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, doli sot në një konferencë të posaçme për mediat, për të komentuar konkluzionet e prezantuara këtë të martë nga Këshilli i Europës, për të shtyrë me një vit mundësinë për hapjen e negociatave me Shqipërinë.




Ai tha se tashmë ka një datë të qartë, për hapjen e negociatave me Shqipërinë, në qershor 2019.

“Deri në qershor 2019, jemi në testim të gjithë si qeveria edhe opozita. KE iu përgjigj pozitivisht progresit dhe mori parasysh rekomandimin e Komisionit Europian”, u shpreh Ruçi.

Në këtë linjë deklaroi se negociatat mund të ishin hapur, por mbeten ende disa detyra për t’u bërë.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për sukses vetëm të qeverisë, por të qytetarëve, opozitarëve, grupeve parlamentare dhe gjithë deputetëve që kanë kontribuar në realizimin e objektivave të vendosur.

Por Ruçi nuk la pa falënderuar për rolin e luajtur gjithë paraardhësit e tij, mes tyre ish-kryeparlamentarët Jozefina Topalli dhe Ilir Metën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.