Kryesore

Vdekja e gardistit, reagon Rama: Fantazi makabre, u gjendëm nën rrebeshin e zi të sulmeve politike

11:02 - 01.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, teksa gardisti 31–vjeçar, shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u gjet i pajetë me një plumb në kokë te Garda e Republikës.




Në lidhje me këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur nga Korça pretendimeve të ish-kryeministrit Berisha, se pas vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm qëndrojnë larje hesapesh nga klanet mafioze. Teksa u shprehu ngushëllimet familjarëve, Rama i quajti akuzat e opozitës fantazi makabre për të goditur Xhafajn.

“E përfshinë gardistin në një skenë fantazie. U gjendëm nën rrebeshin e zi të sulmeve politike për të njëjtat arsye që kanë dominuar politikën tonë pa dashur fare t’ia dijë për respekt, për të vërtetën jo e jo, por as për një familje të thjeshtë në një moment dhimbje.

Versioni brutal i djalit të ndarë nga jeta, përfshirja e tij në skenarë fantazie makabër për të goditur ministrin e Brendshëm, për të goditur qeverinë nuk ka fjalë për t’u komentuar. Është i neveritshëm, i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësie që gjendet hapësira e debatit politik, që na shoqëroi edhe marrja e datës për hapjen e negociatave.

Ne bëmë gjithçka të mundur dhe se sa e vështirë ishte që të gjitha vendet e BE-së të vendosnin bashkërisht për të caktuar datën e hapjes së negociatave. Është e hatashme të shikosh se si hapësira e opozitës tonë pa fe dhe pa atdhe, e përthyen edhe këtë kapitull kaq të rëndësishëm për Shqipërinë, jo për PS-në, se si përpiqet t’u tregojë shqiptarëve formën e një gënjeshtre të madhe”, – u shpreh ndër të tjera, Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.