Kryesore

“I pacipë, fle me dritën ndez”, sherr te Ligjet. Alibeaj: Nga burgu keni frikë? Manja: Ju që jeni vrasës nuk…

10:54 - 02.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar sot me debate, ku nuk kanë munguar edhe ngritjet e zërit Debati për goditën e Teatrit siç ishte parashikuar ka shkuar sot te “Ligjet”, ku deputetët e opozitës dhe të maxhorancës, kanë shkëmbyer akuza për njëri-tjetrin.




Deputeti i PD-së, Alibeaj tha se me ligjin për Teatrin, po konsumohet vepër penale. Ndërsa Bylykbashi ka thënë se maxhoranca po shemb godinën.

Më pas, kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, u ka thënë deputetëve të opozitës se ata janë vrasës dhe nuk mund të flasin për etikë.

DEBATI  

Alibeaj: Jeni kukullave të Ramës. Po nga burgu keni frikë apo jo? Pse do duhet të behni pjesë e një organizatë kriminale? Cila është pjesë që keni marrë ju në 200 milionë?  Mos u bëni pjesë mos u përdorni në këtë mënyrë. Është faturë e madhe politike. Jeni duke konsumuar vepra penale, nuk ju shpëton fakti që jeni deputetë, nuk ju shpëton fakti e përgjegjësie kolektive. Hiqeni nga rendi i ditës, mos u bëni pjesë e kësaj. Nderoni betimin që keni bërë në kushtetutë, që do të mbroni interesat e publikut.

Manja: Po thyeni kodin e etikës

Alibeaj: Nuk më tregon mua etikën ti. Nuk mund të më bëj moral hajduti.

Manja: Jeni bashkëfajtor në vrasje.

Alibeaj: Nuk ma thua dot mua ti.

Manja: Më tregon ti mua moral, ju që keni vrarë njerëz.

Bylykbashi: Ju po shembni Teatrin.

Manja: Ti nuk e di se ku bie godina e Teatrit Kombëtar. Ju që jeni vrasës, ju nuk mund të më bëni moral mua.

Ulsi Manja: Mos bërtit, nuk dukesh me trim se bërtet

Balliu: O Uliks, ti fle me dritën ndez, mos më trego mua se e di unë ca je ti

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.