Kryesore

Mbledhje e përbashkët Shqipëri- Mali i Zi, Rama: Më të lidhur se kurrë më parë

10:53 - 03.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është mbajtur paraditen e së martës në Shkodër mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi sot janë “më të ndërlidhur se kurrë më parë”, por shtoi se “në këtë ndërlidhje ka potenciale të mëdha të pashfrytëzuara”.




“Kemi një dialog si s’ka më të mirë politik. Na vjen mirë që na u dha mundësia ta shprehim me veprim të gjithë dashurinë dhe respektin për ju duke u mbështetur pa rezerva anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Edhe sot më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar më së miri. Hapja e pikave të reja kalimtare që janë jo vetëm një sukses i këtij takimi, por edhe një bazë më të gjerë për vlera ekonomike dhe turistike”.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se turizmi i Malit të Zi është një shembull për tu ndjekur.

“Së fundi duke ndjekur edhe shembullin tuaj të turizmit që është një shembull i shkëlqyer dhe duke komunikuar edhe me investitorët që janë të pranishëm në bregdetin tuaj e kemi dëgjuar nevojën tuaj për tu zgjeruar me investime edhe në anën tonë të kufirit. Kemi gjetur gjuhën pa asnjë mundim për të inkurajuar shkëmbimet kulturore. Kemi shumë për të bërë kur vjen puna tek nxitja e shkëmbime tregtare, pasi sot nuk janë në nivelin e duhur duke patur parasysh potencialin që kemi. Duhet të heqim barrierat tarifore që shpesh herë bëhen problem për importuesit tanë në të dyja anët. Më vjen shumë mirë që kjo mbledhje qeverie pasohet nga një forum i biznesit”, tha kryeministri Rama.

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç nënvizoi nga ana e tij se duhet avancuar në bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.