Kronikë

EMRI+FOTO/ U kap me 3 pistoleta dhe dhjetëra fishekë brenda banesës, arrestohet në Greqi 29-vjeçari nga Mallakastra

13:14 - 10.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ka vënë në pranga një 29 vjecar shqiptar, pasi është kapur me 3 armë zjarri pa leje. Operacioni është zhvilluar në banesën e Meritan Çalaj nga Mallakastra në Kalamies Neas Irakleas në Halkidiki.




Gjatë kontrollit policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “Zastava”, 1 pistoletë “HS-9”, 1 pistoletë “Fb Radom Vis Mod35”, 58 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 0.3 gram kokainë, 1.6 gram marijuanë, 1.5 gram hashash cokollatë, 1 peshore elektronike, 2800 euro dhe 2 celularë.

Policia greke ka vënë menjëherë në pranga 29-vjecarin dhe ka nisur hetimet për arsyen pse i riu mbante 3 armë zjarri në banesë. Meritan Çalaj rezulton i skeduar si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.