Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u shoqërua dje, me debate të ashpra, mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kërkoi që në rendin e ditës të vihej edhe çështja e Teatrit, ndërkohë kryetari i komisionit, Erjon Braçe i është përgjigjur se çështja e Teatrit po diskutohej në dy komisionet e tjera. Më pas debati ka vazhduar mes Braçes edhe Bardh Spahisë. Pas përplasjes së ashpër Braçe ndërpreu mbledhjen e komisionit.
Debati i plotë:
Tabaku: Sot ka një kolaps me sistemin e taksave. Sot prona publike po falet, po grabitet, po i jepet një privati. Pasi qeveria rriti taksat me 5 mld euro nuk gjen dot para për Teatrin. Oligarkët janë duke marrë çdo tender. Negociatat nuk u hapën. Sot me pr/ligjin e Teatrit është afera më e madhe. Votat tona nuk do t’i ketë. Me këtë ligj shkelet Kushtetuta e vendit. Shkelet ligji i koncesioneve.
Erion Braçe: Më vjen keq, po dua t’iu them që ligji që kemi përpara është tatimi mbi të ardhurat të ndryshuar dhe mendoj që ky ligj që ul tatimin 5% për subjektet që do të merren me agroturizëm, është me interes.
Spahia: Duhet të diskutohet ligji i Teatrit.
Braçe: S’merr vesh nga kjo punë ti. Shko në Komisionin e Shëndetësisë, bëj ndonjë punë atje.
Spahiu: O Erjonush.
Ndërpritet mbledhja e Komisionit.