Rusi 2018

Fitoi përballë Kolumbisë, ja mesazhi i çuditshëm në xhaketën e trajnerit të Anglisë

15:03 - 04.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anglia ka siguruar vendin në çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”, duke mundur Kolumbinë pas gjuajtjes së 11-metërshave.




Teksa, mbrëmjen e djeshme gjithë vëmendja ishte te loja, me siguri ju kanë shpëtuar detajet e vogla.

Në rrjetet sociale është bërë virale veshja e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate.

Ai kishte zgjedhur një kostum blu të errët, xhaketë mbi këmishë më të çelët, e sigurisht nuk mund të mungonte kravata.

“The Sun”, ka publikuar një foto nga afër të xhaketës ku në të lexohet fare qartë mesazhi:

“It’s coming home (Po vjen në shtëpi)”.

Një mesazh i qartë që tregon se anglezët duan të fitojnë me ç’do kusht trofeun dhe të rikthejnë Kupën e Botës pikërisht në vendin ku u shpik futbolli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.