Kryesore

Arrestimi i Balilit, Rama i përgjigjet Donald Lu: Disa vite më parë ishte drejtor

11:45 - 05.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama u justifikua para ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me arrestimin e Klement Balilit. Rama tha se disa vite më parë Balili ishte drejtor, sot është në kërkim.




Unë e kuptoj shqetësimin e ambasadorit (Donald Lu) për Balilin dhe pa diskutim që kapja e këtij personazhi është domosdoshmëri dhe do të jetë sukses i madh, por të mos harrojmë se vetëm pak vite më parë ishte drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe patjetër që, në bashkëpunim me partnerët, ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë, siç tregojnë edhe shembujt e vendeve të tjera kur bëhet fjalë për persona të kësaj natyre”, tha Rama.

Donald Lu: Si dështoi policia në arrestimin e Balilit. Ka lidhje politike të fuqishme

Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi gjithashtu punën e policisë gjatë 5 viteve të fundit. Sipas tij, Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeministri bëri me dije se policët shqiptarë kanë zbritur në terrenet e shteteve të tjera për të bashkëpunuar në luftën ndaj krimit të organizuar, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë.

Duke iu drejtuar edhe ambasadorëve të vendeve të huaja të pranishëm në këtë aktivitet, Kryeministri theksoi se bashkëpunimi mes tyre do të japë rezultatet e duhura, ndërsa “hedhja e topit” për përgjegjësitë nuk çon askund.

Policia e Shtetit e ka garantuar që paprekshmëria e individit në Shqipëri nuk ekziston më. Çështja është që sistemi i drejtësisë të garantojë që paprekshmëria nuk ekziston më. Nuk ka më grupe që në trafiqet e drogërave veprojnë të lokalizuara. Janë të ndërkombëtarizuara. Janë grupe që kanë zanafillën diku dhe e kanë fundin diku tjetër. Është e domosdoshme që u nënvizua nga disa prej ambasadorëve, bashkëpunimi ndërkombëtar, ku tani më Policia e Shtetit është në terren në vende të tjera dhe do të shkojë edhe në të tjera. Sapo është firmosur marrëveshje me qeverinë holandeze. Hedhja e topit te njëri-tjetri nuk na çon larg. Unë e kam refuzuar dhe refuzoj kategorikisht përshkrimin e Shqipërisë që ka specifikë të veçantë për krimin e organizuar”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.