Rusi 2018

Brazili dhe Belgjika, sfida e yjeve për një biletë

09:50 - 05.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Brazil-Belgjikë pritet të jetë një tjetër sfidë spektakolare që rezervon Kupa e Botës. 5 herë kampionët e botës kundër skuadrës me më shumë talente në Europë. Nga njëra anë Nejmar kundër fantazisë së Eden Hazar. Kjo pritet të jetë një sfidë, e cila do të luhet në sulm, pasi të dyja ekipet pëlqejnë shumë lojën ofensive, e kushtëzuar shumë edhe nga lojtarët që kanë në përbërje. Në fakt, si rrallëherë Brazili do të ketë përballë një skuadër thuajse të ngjashme, një ekip i cili është pagëzuar me emrin brazilianët e Europës. Emra si Hazar, De Bryjn, Karrasko, Mertens, futbollistë të cilët pëlqejnë shumë të përkëdhelin topin janë kartëvizita e një përfaqësueseje të mbushur me yje, por që i mungon stofi i një ekipi me traditë e histori kampion si Brazili. Çuditërisht “Seleçao” vjen në këtë Botëror me një filozofi pak më ndryshe, me lojtarë të cilët luajnë të gjithnjë në Europë dhe me një trajner, i cili nuk kalon kurrë në aventurë, por preferon të hedhë në fushë një skuadër më solide, mjafton të shohim se sa pas luan sulmuesi i tyre kryesor Gabriel Zhezus.




Pas eliminimit të turpshëm 4 vite më parë, Brazili kërkon të largojë makthet e Botërorit të fundit dhe të kthehet në vendin që aq shumë e dashuron futbollin me kupën në duar. Ky duket sezoni i duhur, por më parë duhet të thyejnë një skuadër, e cila edhe kundër Japonisë tregoi forcë dhe karakter duke përmbysur një dizavantazh të dyfishtë. Vetëm një herë janë përballur ndërmjet tyre Brazili dhe Belgjika, në 1/8 e Botërorit të vitit 2002, në fund Brazili arrit të shpallej kampion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.