POLITIKË

Kryemadhi: Mjaftojnë 100 veta që të zbytheni

13:10 - 05.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, projektligji për Teatrin Kombëtar grabit hapur pronën publike.




“Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar këtë ligj, por e patë shumë mirë se çfarë ndodhi me rrugën në Kukës. Mjaftojnë 100 veta që të zbytheni. Do të dëshirojë që ky Parlament mos të mbajë mbi shpatulla turpin e vjedhjes së pronës së shqiptarëve. Edhe ne si opozitë bëhemi pis, duam apo nuk duam, nga ky ligj hajdut”, tha Kryemadhi në Kuvend.

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi se projektligji për Teatrin Kombëtar është “vjedhje në mes të ditës dhe në mes të Tiranës”.

“Ky është turp. Është vjedhje në mes të ditës dhe në mes të Tiranës. Ahmetaj na e tha sot ndryshe çështjen nga sa është shprehur ministrja Kumbaro në Komision. Jemi përpjekur për të bërë disa dëgjesa në komision, por nuk kanë pranuar që të paraqiten dhe të japin informacione. Po diskutoni në Parlament një projektligj kriminal, që do i falë 8500 metra katrorë privatit që kryeministri të nxjerrë 205 milionë euro përfitime private”, deklaroi Vokshi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.