EKONOMI

Tatimet, bizneseve: Përditësoni të dhënat për t’u përjashtuar nga analiza e riskut

15:35 - 06.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, fton tatimpaguesit që të bëjnë përditësimin e të dhënave të aktivitetit ekonomik që ushtojnë.




“Është e rëndësishme që këto të dhëna të jenë sa më të sakta, pasi vetëm në këtë mënyrë përjashtohet mundësia që të përzgjidheni gabimisht nga analiza e riskut. Administrata Tatimore, përdor analizën e riskut për të identifikuar tatimpaguesit e parregullt, duke i bërë ata në këtë mënyrë objekt të kontrolleve të thelluara tatimore.

Kjo shoqërohet me kosto, jo vetëm për administratën, por edhe për vetë tatimpaguesit”-njoftojnë Tatimet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje, se çdo përpjekje për të përmbushur vullnetarisht detyrimet ligjore, sa i takon deklarimit dhe pagesës në kohën e duhur, i klasifikon tatimpaguesit si të rregullt dhe nuk i bën ata objekt të kontrolleve të thelluara tatimore. Tatimpaguesit, duhet t’i drejtohen Qendrës Kombëtare të Biznesit për të bërë përditësimin e aktivitetit të tyre ekonomik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.