Aventura e Suedisë në Botërorin e Rusisë mori fund. Anglezët ishin më superior që në 45 minutat e para duke krijuar disa raste për shënim.
Përpjekjet e tyre u konkretizuan në minutën e 30 kur mbrojtësi Maguire e dërgoi topin në rrjetë.
Me nisjen e pjesës së dytë, ishin suedezët ata që kërkonin të reagonin duke krijuar raste të mira për shënim e në një prej tyre ishte portieri anglez, i cili ndali gjuajtjen e Berg.
Megjithatë, ata që shënuan ishin sërish anglezët, këtë herë me Dele Alli.
Shfaq Komentet (0)