Rusi 2018

Para Finales së Botërorit, Era Istrefi: Momenti më i bukur kur shënuan shqiptarët!

17:09 - 13.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionatit Botëror i ka ardhur fundi, teksa tifozët presin me emocion finalen e madhe, ku Krocia dhe Franca do të përballen për trofeun.




Me emocion, finalen po e pret edhe këngëtarja Era Istrefi, e cila do të interpretojë “live” këngën zyrtare së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Ditën e sotme, FIFA organizoi një konferencë me 3 këngëtarët.

E pyetur se cili është për të futbollisti më i mirë, Era ngurroi në zgjedhjen e saj: “Ai është Cristiano Ronaldo”.

Gjithashtu, këngëtarja u pyet edhe për momentin më të bukur të këtij botërori për të.  Padyshim, Era zgjodhi momentin më emocionues për gjithë shqiptarët.

“Ishte ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, kur dy lojtarë me origjinë shqiptare shënuan”, tha Era.

Pas interpretimit “live” të këngës, në fushën e lojës ditën e diel do të hyjë edhe Trofeu i Botërorit, të cilin do ta sjellë ish kapiteni i Gjermanisë Philip Lahm, shoqëruar nga modelja ruse, Natali Vodionova.

Finalja e madhe do të luhet ditën e diel në “Luzhniki Stadium” të Moskës, në orën 17:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.