BOTA

Tragjike në Greqi/ Prindërit hedhin në koshin e plehrave foshnjën e porsalindur, autoritetet nisin hetimet nëse fëmija…

15:57 - 10.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vravrona, Greqi, ku dyshohet se prindërit kanë hedhur në koshin e plehrave foshnjën e tyre të porsalindur.




Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por sipas informacioneve nga mediat greke, pas lindjes së foshnjës, prindërit të cilët janë nga Nepali e kanë hedhur foshnjën në kosh, pa u identifikuar ende.

Sipas burimeve të policisë, gruaja ka shkuar mbrëmjen e djeshme në spitalin “Alexandra” me gjakderdhje dhe mjekët i kanë thënë se ishte shtatzënë pa mundur të përcaktojnë nëse ajo ka abortuar apo ka lindur normalisht, më pas kanë thirruR autoritetet.

Policia është duke hetuar nëse foshnja ka lindur i vdekur, apo ka lindur gjallë dhe prindërit më pas e kanë vrarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.