Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rishfaqet Dhori Sollaku
I mungon prej kohësh faqeve të suplementit “Bluetooth”, por sot rikthehet me buzëqeshjen në buzë. Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku është fotografuar nga paparaci ynë ndërsa konsumonte me një mik kafenë e mëngjesit. Duket se tani ndihet shumë më i qetë që nuk mban më të veshur kostumin e kryeprokurorit, por përsëri nuk i mungon vëmendja e njerëzve. Ashtu siç ka ndodhur edhe në këtë rast, kur sapo është shfaqur për të pirë kafen e mëngjesit me mikun e tij në lokalin e tij të preferuar, na ka tërhequr edhe ne.
Ky shkrim u botua më 29 maj 2010