![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Nga ora në orë, policia qartëson ekzekutimin e ish-policit, Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci.
Gazeta Shqiptare mëson se 35-vjeçari bashkëjetuesja e tij janë qëlluar rreth orës 1:30 pas mesnate, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur në orën 6:40 të mëngjesit.
![Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci](http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2018/07/te-dy.jpg)
Disa orë më pas, në dalje të qytetit të Shkodrës është gjetur një automjet i djegur. Policia ka dyshime se makina mund të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”.
![Makina e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët](http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2018/07/a8aef813-111d-42b7-a372-5cf37f82382b-1024x576.jpg)
Brenda në makinën tip “Benz C Class”, policia ka gjetur një armë zjarri automatik tip “Scorpion”. Për fat të mirë, foshnja që ndodhej në vendin e pasagjerit përpara, në prehrin e gruas së vrarë, ka shpëtuar nga plumbat.
![Armë zjarri automatik tip “Scorpion”](http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2018/07/p-1184-vz61_rs-001.jpg)
Sipas grupit hetimor, autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, të cilët kanë ditur mirë çdo lëvizje të viktimave. Në shënjestrën e tyre, përveç ish-punonjësit të policisë ka qenë edhe bashkëjetuesja, për të zhdukur çdo dëshmi të mundshme.
Nga dyshimet e policisë duket se bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë, duke parë saktësinë e goditjeve me armë zjarri, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.
Si u ekzekutua ish-polici nga vrasës profesionistë… Fëmija u gjet në prehrin e gruas së vrarë