AKTUALITET

Dalin pamjet/ Grushte në kokë dhe fytyrë, ja si e dhunuan avokatin përpara Prokurorisë

13:38 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar një ditë pas dhunës së ushtruar ndaj avokatit Ilia Ilia nga dy persona ende të paidentifikuar, kanë dalë edhe pamjet e kësaj ngjarje.




Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për Gazeta Shqiptare pamjet e dhunës të marra nga kamerat e sigurisë, ku në video shihet avokati në rrugë i shoqëruar nga një person pranë Prokurorisë së Durrësit.

Dy dhunuesit njëri me kapele blu dhe tjetri me një bluze të bardhë i janë afruar dhe e qëlluar avokatin me grushte në kokë dhe në fytyrë, ndërsa nga ana tjetër ai mundohet të mbrohet. Pas dhunës, dy agresorët janë larguar me shpejtësi.

Një ditë më parë, avokati Ilia Ilia bëri të ditur se dhunuesit janë nxitur nga prokurori Arjan Ndoj.

“Prokurori Arjan Ndoji ka futur njerëz për të më dhunuar. Njerëzit e prokurorit Arjan Ndoji me sulmuan”- ka thënë ai. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.