Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ishte i radhës që doli para vettingut, ndërsa dëgjoi relacionin e KPK-së dhe dha sqarimet e tij për të gjitha gjetjet.
Në dalje të sallës, Zaganjori deklaroi për mediat se ka dokumentuar dhe sqaruar çdo çështje para gjyqtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
“Unë erdha këtu për të respektuar Komisionin, si dhe për të sqaruar dhe dokumentuar të gjitha gjërat. Kam shkuar deri në Gjermani për të mbledhur në kohë të gjitha dokumentet e duhura, për të raportuar mbi figurën time”, deklaroi Zaganjori.
Kreu i Gjykatës së Lartë u paraqit i vetëm në seancën dëgjimore, duke mos zgjedhur të mbrohet me avokat, ndërsa KPK-ja raportoi disa gjetje që cënojnë figurën e Zaganjorit si gjyqtar. Kështu sipas KPK-së nuk justifikohet një apartament më tepër se 200 metra katrorë në pronësi të Zaganjorit, por edhe shpenzimet për arsimimin jashtë shtetit të fëmijëve të tij.
LEXO EDHE: Kreu Gjykatës së Lartë i nënshtrohet Vettingut, të dhëna kontradiktore për pasurinë