Një tjetër tërmet ka goditur vendin tonë ditën e sotme rreth orës 15:46. Lëkundjet e tokës janë ndjerë në Fier, Lushnjë, Tiranë, dhe zonat përreth. Mësohet se epiqendra e tërmetit 3.5 i shkallës rihter ka qenë 4 km larg Lushnjës.
Sipas Agjencisë Europiane për tërmetet, thellësia ka qenë 12km, dhe llogaritet të ketë qenë 41 km larg Tiranës, dhe 29 km larg Fierit.
Shfaq Komentet (0)