AKTUALITET

Shërbimi i Transportit Rrugor, Gjiknuri: Reduktohet koha e shërbimit në 20 minuta

13:55 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ishin sot në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për të parë nga afër investimet e kryera në këtë drejtori, me qëllim ofrimin e një shërbimi më të mirë dhe lehtësimin e tij për qytetarët nëpërmjet komunikimit dhe teknologjisë. Drejtoria Rajonale Tiranë, e cila përballon rreth 40% të shërbimit të qytetarëve në rang kombëtar ka përfunduar me sukses rikonstruksionin e sallës së regjistrimit të mjeteve. Kostoja e këtij investimi shkon rreth 12 milionë lekë, e përballuar tërësisht nga buxheti i DPSHTRR.




Ky rikonstruksion ka rritur shërbimin në kohë dhe cilësi ndaj qytetarëve duke realizuar zgjerimin e hapësirës të sallës së regjistrimit të mjeteve; rikonstruksionin e ambientit në ndriçim, kondicionimin dhe logjistikën bashkëkohore; shtim të sporteleve që ofrojnë shërbim ndaj qytetarit në masën 50%; krijimin për herë të parë të sallës së pritjes me kushte moderne për qytetarët; krijim të sportelit të informacionit për të sqaruar dhe informuar qytetarët; sistemimin e ambienteve të jashtme duke krijuar mundësi parkimi për mjetet që i nënshtrohen kontrollit fizik apo komisionit të ndryshimeve konstruktive duke shmangur kaosin etj. Drejtori i DPSHTRR, Isaraj theksoi se nuk është investuar vetëm në Tiranë, por edhe në Vlorë dhe po investohet në Elbasan e në Fier. Sipas Isarajt, nëpërmjet këtij investimi kemi një përmirësim të dukshëm në kohë, duke e reduktuar kohën e shërbimit në rreth 20 minuta dhe dyfishimin e numrit të shërbimeve ditore ndaj qytetarëve. “Deri dje është shërbyer në tri ditë, katër ditë, pesë ditë deri një javë. Përfundimisht është zgjidhur edhe një merak që kanë pasur qytetarët, i cili ka qenë krijuar jo për arsye tonën, por për arsye të zgjidhjeve politike të momentit, të cilat kanë krijuar një diferencë 3-mujore në bllokimin e të gjitha llojeve të prokurimeve. Kjo kishte lidhje me atë që i themi ne leje drejtimi, patentën. Sot për një muaj kjo drejtori ka prodhuar 40 mijë copë. Ju do t’i shikoni edhe vetë lejet e drejtimit dhe çdo gjë që thuhet, kuptohet nuk ka lidhje me punën tonë, puna jonë është kjo. Fjalët e mira mund të jenë të shumta, por këtë e tregon puna. Z.ministër, unë doja ta vlerësoja bashkëpunimin tuaj, por doja të vlerësoja dhe bashkëpunimin me drejtuesit, se kur ka bashkëpunim, çdo gjë arrihet në kohë, në rezultat dhe në produkt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.