OPINION

“Qupa” e drejtësisë

11:35 - 26.07.18 Luciano Boci
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që fëmijë na kanë intriguar figurat dyfishe e të përmbysura të lojës me letra. Shfaqja e tyre nga ana tjetër si spathi, kupë, karro ose maç ishte emocionuese.
Ndoshta nga censura dhe ca nga mosha e vogël, për to përdornim emërtime urbane:
“K” (KING) e thërrisnim KËRR ose DERR.
“Q” (QUEEN) e quanim ÇUPË ose QUPË.
Ky lloj “meprizimi gjuhësor”, siç dukej, ishte një lloj leje e heshtur nga regjimi që ne të luanim.
E të gjithë këtë kapërcim kohor, ma detyroi figura e shumëfishtë e Ministres, “ÇUPËS” së drejtësisë, apo më saktë “QUPËS së Drejtësisë”.
Inkoherenca e qëndrimeve e deklaratave të saj është “për tu patur zili”, si në një lojë letrash!
-Kur fliste për Seitajn që e ekstradoi brenda natës, në Kuvend ajo na u shfaq si QUPË SPATHI, që s’pyeste fare për ligj e Kushtetutë. (foto)
-Kur shkoi në burgun e Peqinit në qelinë X, u përgjigj me nerv si QUPË KARRO. U kuq nga inati, pa u skuqur fare nga turpi.
(foto)
-Kur foli më 8 Maj kundër KLD-së, të cilën e përcaktoi si “pjesë të zezë të historisë” të sistemit të kalbur, për shkak se rrëzoi kërkesat e saj për shkarkim të 3 gjyqtarëve, na u shfaq si QUPA MAÇ. Arrogante deri në detaj.
(foto)
-Ndërsa tani, po ndaj kësaj KLD-je, na shfaqet e rënë komplet “brenda” në dashuri, si QUPË KUP.
Sulmon opozitën, ndërsa KLD-së “tranzitore”, të cilën e quajti më parë “të kalbur” e “të zezë”, kërkon t’i japë me një ligj-bllof pokeri, të drejtën e emërimit të magjistratëve të rinj!?
(foto)
E kë të besojmë ne?!
Qupën MAÇ apo atë KUP?!
Qupën SPATHI apo atë KARRO të drejtësisë së zhdrejtë?!
Megjithatë këtu një gjë është e sigurt:
Që Etildës i ka ngecur KËRRI, ose më saktë DERRI MAÇ në dorë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.