![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në mes të sheshit plot me njerëz në një zonë të Barit.
Ndërkohë që mediat italiane kanë bërë të ditur se shqiptari i ekzekutuar është Viktorian Picaku, por nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e autorëve.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur mbrëmë në sheshin Abbazia, në Corato të Barit.
Nga sa bëhet e ditur dy persona me motor e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë qëlluar pas shpine, duke i zbrazur armën.
Edhe pse ambulanca arriti menjëherë, asgjë nuk mund të bëhej për të riun shqiptar, për shkak se plumbat i kishin prekur kokën dhe mushkëritë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikuar autorët.
Hetimet po kryhen nga karabinierët e Tranit. Hipoteza e parë është vrasja për motive pasionale, mendohet se Viktori ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit.