Njeriu më i pasur në Shqipëri futet dhe në tregun bankar. Ajo që prej ditësh përflitej, tani është bërë zyrtare.
Piraeus Bank S.A. njofton se ka lidhur një marrëveshje me Balfin Group (që drejtohet nga Samir Mane) dhe Komercijalna Banka, për shitjen e aksioneve në filialin e saj në Shqipëri, Tirana Bank.
Lajmi konfirmohet nga vetë banka greke, përmes një njoftimi në faqen e saj online, ku bën me dije se shuma totale e marrëveshjes arrin në 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve që “Piraeus Bank” ka pasur mbi Tirana Bank.
Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se UNICREDIT ka vepruar si këshilltar ekskluziv financiar i “Piraeus Bank” për transaksionin.
Njoftimin origjinal e gjeni KËTU
Shfaq Komentet (1)
Patjeter dhe Maneja eshte futur ne “loje” “me detyrim e percaktim”.Gjithe kjo pare piset ku do pastrohet?Bankave te huaja ju ka mbledhur litari keshtu qe na duhet VEFA,mu ngatarru dora,Maneja pra qe eshte i suksesshem ne te Gjtha Fushat edhe ne ato Financiare e Bankare.Me pas aksionere edhe fushat e malet,vellezerit dhe motrat, bankiere skipetaro- amerikane,e deri bankat e “karaibeve” Ha ha po vjen era lecke e djegur.Nuk eshte kollaj me i mcef paret e vjedhme…..Nuk ka bese skipetari kur eshte puna per Para.Shikoni sa jane vrare e sa po vriten…i dun te gjitha per vete nuk kane qejf ti ndajne..o Ali cna le trashegim o plak i pabese…..por ne fund ke pjata te perfundoi koka…Opo nuk merr nuse po nuk vodhe cjapin e…..