![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 60-vjeçar italian është arrestuar në portin e Durrësit. Në automjetin e tij tip “Fiat”, Piero Mormina kishte futur mbi 6 kg marijuanë.
Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të imtësishëm , të ushtruar në vijën e dytë. 60-vjeçar e kishte futur drogën në pjesën e poshtme të mbrapakolpit.
Tashmë policia e ka marrë në pyetje për të mësuar se ku e ka blerë lëndën narkotike si dhe destinacionin përfundimtar. Mbi italianin Piero Mormina rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shfaq Komentet (0)