AKTUALITET

Denoncoi familjen e tij të humbur para 3 ditësh, gjendet një prej fëmijëve i pajetë në ujërat e lumit Drin. Në kërkim bashkëshortja me dy të miturit e tjerë

10:26 - 05.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre ditë më parë, kryefamiljari denoncoi në Policinë e Shkodrës se kanë humbur gruaja e tij së bashku me 3 fëmijët, por njëri prej të miturve gjendet i pajetë në ujërat e lumit Drin nga një peshkatar.
Sipas autoriteteve dyshohet që dhe nëna, Alma Arrazi, së bashku me dy fëmijët e tjerë kanë humbur jetën.
Forcat Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tjerë, teksa po merren në pyetje bashkëshorti Erdgys Arrazi dhe familjaret e shtetases Alma Arrazi.
Fëmija që u gjend nga peshkatari në mënyrë të rastesishme, kishte një shenjë demtimi në fytyrën e tij.




 

Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

 

 

Ndërkohë palombarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

 

Lajm në përditësim…

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.