LIFE STYLE

Çfarë kërkon në të vërtetë një mashkull nga një femër?

20:10 - 19.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertët thonë se perceptimi i burrave për një bashkëshorte ‘të mirë’ ka ndryshuar tërësisht gjatë një shekulli.




Çfarë kërkojnë vërtetë ata nga partnerja e tyre dhe çfarë karakteristikash në përgjithësi do t’i bënte të lumtur, mësojini duke i lexuar në vijim.

  1. Djemve ju pëlqejnë gratë e sinqerta

Është besuar gjithnjë që të burrave u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes edhe nëse partnerja e tyre i mburr duke thënë një gënjeshtër. Kjo, duket se nuk vlen më. Sinqeriteti është po aq i vlerësuar sa besnikëria, respekti apo tërheqja fizike. Burrat duan të dëgjojnë të vërtetën nga partnerja e tyre. Të vërtetën, jo kritika apo paragjykime.

  1. Burrat nuk janë kundër komunikimit

Atyre nuk u pëlqejnë vajzat që heshtin. Burrat janë po aq të interesuar të dinë si po shkojnë gjërat. Një nga arsyet kryesore pse shumë familje përfundojnë në ndarje, është mungesa e komunikimit. Nëse s’keni asgjë për të folur, kjo s’është shenjë e mirë.

  1. Ata janë më romantikë se gratë!

Zakonisht burrat janë të parët që tregojnë ndjenjat e tyre në dashuri dhe e vërteta është që kur janë romantikë janë shumë herë më tepër se vajzat. Nga ana tjetër, këto të fundit janë më pragmatiste dhe më selektive kur vjen puna tek zgjedhja e partnerit të jetës.

  1. Burrat pëlqejnë gratë që grimohen!

Djemtë që ju thonë se s’ka gjë më të bukur se natyralja, po ju gënjejnë. Studimet kanë treguar se burrat ende vlerësojnë një grua që kujdeset për veten, i kushton rëndësi detajeve dhe padyshim, bën make-up.

5. Burrat pëlqejnë gratë që dinë të gatuajnë!

Ushqimi i shtëpisë është shumë i rëndësishëm për burrat. Është i shenjtë! Kjo u jep atyre ndjesinë e familjaritetit dhe të rehatit dhe asgjë nuk i bën më të lumtur sa të shohin të dashurën teksa gatuan një receptë të komplikuar!

  1. Burrat pëlqejnë gratë me vetëbesim!

Një vogëlushe e urtë që dëgjon gjithë kohës partnerin e saj dhe nuk i thotë kurrë jo, do ta humbasë shpejt interesin e tij. Pse? Sepse një grua me vetëbesim është një partnere e barabartë në lidhje. Ju mund të zgjidhni gjithçka bashkë, pasi ajo është një tjetër shtyllë e fortë!

  1. Burrat s’mendojnë vetëm për seks!

Ky steriotip duhet zhdukur! Përkundrazi, meshkujt duan të dëgjohen, të marrin ngrohtësi dhe të provojnë aventura të ndryshme me ju, përveç seksit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.