Kryesore

Komunizmi, si frymë dhe objekt për të përfituar

13:30 - 26.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ben Andoni – Komunizmin paradok sal shqiptar, mung esën e vlerësimit të pastër ndaj tij, ashtu si vepruan edhe regjimet përpara tij, vazhdon të rrëfejë handikapin real të pasqyrimit të gabuar të paraardhësve. Kompleksi i zakonshëm dhe konjukturat (lexo: përfitimet) i kanë bërë shumë njerëz, që në kohën e ekzistencës së shtetit shqiptar, të ngacmonin dhe të hidhnin poshtë çdo gjë arritur nga paraardhësit, ashtu si do bënin në kohën e Mbretërisë dhe Fashizmit. Kohë më vonë komunistët do të fshinin gjithçka para tyre duke na lënë vetëm një vit dhe krahasim me të shkuarën. Ishte viti 1938, që shumë nga shqiptarët ende sot nuk e dinë pse i referoheshin komunistët, i cili bënte kohën krahasimtare ku bazonin ndryshimin e tyre.




Në kohën tonë është rikthyer ose më saktë rikthehet komunizmi sa herë që politika do të shmangë vëmendjen nga problemet e saj. Është e vërtetë që një iniciativë përpiqet që të vendosë një lloj rregulli në përballjen e filmave dhe librave, por që megjithë përpjekjen vazhdimisht bllokohet prej futjes së lloj-lloj mendimeve dhe konfrontimeve. Në fakt, është e habitshme sesi sot ende jepen mirëfilli materiale propagandistike të së shkuarës, që më shumë sesa glorifikim i asaj kohe i përshfaq absurd në qëllimet e tyre njësitë emetuese ose botuese. Ose më saktë tregon një kompleks qesharak,

që duhet thënë se pjesa më e madhe e popullit ia ka dhënë dërrmën me kohë. Anipse, nuk është tërësisht faji i një pjese të kineastëve tanë, që megjithëse kanë prodhuar dhe shërbyer nën kanonet e Realizimit Socialist dhe në fakt nuk kishin sesi të devijonin, kanë prodhuar segmente me vlerë në filmat e tyre. Më qesharak bëhen vetë këta të fundit kur përpiqen t’i mohojnë filmat, apo një pjesë e tyre syresh kanë luftuar shumë t’u njiheshin të drejtat e autorit, në një kohë që kjo e drejtë prevalonte në të drejtën e shtetit dhe si thuhej nga propaganda, shteti ishte i punëtorëve dhe fshatarëve. Madje i sanksionuar edhe me kushtetutë. Në debatin e sotëm dhe seriozitetin e tij duhet të ketë një dimension real moral dhe ai ka të bëjë me faktin, që publiku realisht nuk mund të mbytet më me bëmat e Bllokut, protokollet e pleniumeve të lodhshme dhe pa sens sot, apo me dokumentarë mirëfilli lejfenistë (këto mund t’i shërbejnë shumë mirë studiuesve). Njësoj, si editorët e gazetave kryesorë në vend duhet ta kenë si moto shmangien e tyre, përmbi përpjekjen meskine për të përfituar.

 

Ndërkohë që përpjekja për ta institucionalizuar iniciativën dhe për të penguar botime mund të kthehet në një bumerang për të kërshëruar njerëzit për t’iu rikthyer në një formë tjetër botimeve, këtyre filmave e kështu me radhë për të zbuluar një gjë që sot është krejt pa logjikë. Ajo më shumë bën qesharakë ata që vazhdojnë e i botojnë dhe emetojnë shumë gjëra që lidhen me diktatorin dhe komunizmin. Paradoksi është se në kohën tonë, populli shqiptar ia ka vendosur vulën komunizmit dhe është ndarë realisht me të. Paçka zhgënjimit të frikshëm me sistemin në fuqi sot dhe varfërinë e madhe, largimin e njerëzve për çdo ditë nga vendi dhe më shumë akoma humbjen e shpresës, komunizmi e ka marrë notën e tij pakaluese dhe mbi të gjitha indiferencën. Insistimi për ta risjellë këtë gërdallë duket më shumë si mundësi për të përfituar. Komunizmi ndërtoi një kompleks idesh (të një bote të re superiore ndaj kapitalizmit) me pushtetin (monopolin e qeverisë mbi politikën dhe ekonominë) – që përbënte një lloj amalgame e cila ndikoi sidomos te modeli për të mëkëmbur shqiptarët e varfër.

Por ndërsa në Vendet Lindore komunizmi u shpërbë dhe u modifikua këtu u zhvillua ashtu si po zhvillohet kapitalizmi i sotëm plot me paradokse. Nuk duhet harruar se idetë e komunizmit e dominuan historinë e shekullit të njëzetë dhe u besua se ky sistem do të sillte një lloj barazie mes njerëzish. Ai korpus veprash në art dhe ajo demagogji për ta mbajtur atë sot mund të qëmtohet, por kurrsesi nuk mund të mbushet me mballoma dhe footnota, sepse përndryshe do të shtohen spekulantët që mezi presin të përfitojnë. Ndërkohë që ka hapësirë pa fund për të bërë atë që bëri Solzhenicini, Grass apo Cezlav Milosz…për realitetet e vendeve të tyre Hannah Arendt prodhoi një përshfaqje origjinale dhe u mundua që bashkëkohësve t’u kumtonte të vërteta në sy, por duke e lidhur diktaturën naziste me atë sovjetike në faktin e ardhjes së shoqërisë masive dhe formave të reja organizative. Në fakt, edhe ajo hasi në moskuptime nga bashkëkohësit për idetë dhe mënyrën sesi e pa totalitarizmin. Por edhe vetë komunizmi dukej tejet i ndarë dhe krejt pa logjikë krijuese, kështu në librat e tij Zbigniev Brzhinski e vuri më së miri në dukje këtë kur rrëfeu dallimet ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të tij në Evropën Lindore. Ashtu si studiues të tjerë panë shumë paradokse deri në aleancat e shteteve të Majta si ajo Kino -Sovjetike, duke treguar se Moska dhe Pekini ishin të ndarë jo vetëm nga interesa të ndryshme kombëtare, por edhe nga ajo që i lidhte në një ideologji e përbashkët. Po Shqipëria? Një vend që e importoi komunizmin dhe që kaloi fazat për zhvillimin e tij, duke menduar deri se e ndërtoi është realisht me probleme. Dhe, më shumë duken sot, ata që mundohen ta ngjallin me çdo lloj mënyre.

Me pak fjalë, komunizmi ka vend për t’u studiuar për të zbuluar paradokset tona sepse performoi në një kohë, që duam apo nuk duam i dha impulse vendit, shkolloi shqiptaret, ndau një pjesë jo të vogël të njerëzve dhe i bëri ata të mendonin realisht, ndërkohë që studimet tona më të mëdha duhet të shkojnë realisht në faktin sepse shqiptari nuk prodhon një regjim që të rrisë mirëqenien e tij, mu në këtë mrekulli tokësore që i ka falur natyra. Ky është problemi, kurse sa i përket komunizmit, ai duket se do të mbetet një mjet thjesht për të përfituar, siç ndodh jo pak herë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.