Ngjarja e rëndë e zbuluar në Tiranë ku një vajzë 25 vjeçe ishte përdhunuar prej 16 vitesh nga babai i saj ka tronditur të gjithë opinionin publik.
Ka qenë e dëmtuara që ka denoncuar në polici tmerrin që ka kaluar prej vitesh, duke rrëfyer se babai i saj e ka përdhunuar për herë të parë që kur ishte 9 vjeçe.
Ajo ka treguar se ai e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt. Madje e reja ka rrëfyer se i ati e ka lënë shtatzënë kur ishte 19 vjeçe dhe ajo është detyruar të abortojë.
Prej disa ditësh, 25- vjeçarja J. N. ishte larguar nga shtëpia e saj, që ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë dhe ishte strehuar tek murgeshat. Për shkak të dhunës së vazhdueshme të ditëve të fundit nga i ati, ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia.
Prindërit e saj ishin divorcuar që prej vitit 2002 dhe ajo jetonte me të atin e motrën 1 vit më të vogël.
Pas arrestimit nga policia, 61-vjecari Qirjako Nakuçi ka treguar thuajse gjithçka pranë uniformave blu. Por në versionin e tij ai mohon akuzat për përdhunim dhe thotë se gjithçka ishte me dëshirë.