![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dy vajza të moshave 15 dhe 19-vjeçe nga Dibra janë shpallur të zhdukura nga policia.
Alarmin për humbjen e vajzave e ka dhënë 61-vjeçari me inicialet D.P.
Ai ka deklaruar në polici se i janë larguar nga banesa vajza e tij 15-vjeçare me inicialet A.P., dhe mbesa 19-vjeçare me inicialet Xh.Sh.
Të dyja kushërirat ishin së bashku në banesë, në fshatin Lishan, nga ku janë larguar për të mos u kthyer më.
Familjarët kërkuan për disa orë me radhë por pa rezultat. Babai i të miturës vendosi të kërkojë ndihmë në polici e cila ka nisur kërkimet.
Për momentin ka pak të dhëna rreth fatit të vajzave. Policia po vijon kërkimet në zonë ndëkorhë
Shfaq Komentet (0)