AKTUALITET

Arrestohet në flagrance 39 vjeçari në Krujë, kultivoi 23 bimë kanabis

12:58 - 05.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 39 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Krujës, pasi kishte kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë.
Rasti bëhet me dije nga uniformat blu, prej veprimtarisë së operacionit policor të koduar “Plant 2”, që ka për qëllim parandalimin dhe kultivimin e bimëve narkotike.
Pas verifikimeve në dy parcelat ku ai kishte mbjellur bimë kanabis, janë sekuestruar nën cilësinë e provës materiale 23 të tilla.
Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Vepra penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, neni 284 i Kodit Penal, është i dënueshëm nga 3 deri në 15 vite heqje lirie.




Njoftimi i policisë:

Krujë
Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Plant 2”.
Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.