Duket se ka një simpati të madhe, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, për sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Në një ddeklaratë për mediat, Klopp nuk i ka rezervuar komentet pozitive për Shaqirin, madje ka thënë se kohë të arta do të vijnë për të.
26-vjeçari ka luajtur vetëm 32 minuta për Liverpoolin këtë sezon, me Mohamed Salahun, Roberto Firminon dhe Sadio Manen të pazëvendësueshëm në vijën e sulmit të Kloppit por Klopp thotë se shumë shpejt, Shaqiri do të ketë më shumë minuta lojë.
“Shumë i gjallë dhe shumë pozitiv. Jo vetëm nga paraqitjet por edhe në zhveshtore. Të gjithë e duan Shaqirin, kështu është, pa luajtur shumë minuta edhe pse më shumë është faji im se i tij. Ai ka bërë gjithçka për të luajtur, të jem i sinqertë. Kam marrë vendime të ndryshme, por koha e tij do të vijë, të jeni të sigurt”, – shtoi ai.