Show-Bizz

Nik Xhelilaj: Të jesh i dhunshëm nuk është fare burrëri

08:39 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj që po shkëlqen në rolet e tij në Gjermani dhe Turqi, së fundmi ka rrëfyer disa detaje nga jeta dhe nga fëmijëria e tij.




Me sinqeritet ai ka treguar se gjatë fëmijërisë së tij as ai nuk ka shpëtuar nga një ndonjë shuplake.

“Tani kur e kujtoj, nuk është se kam shpëtuar dhe unë pa nja dy-tre shpulla të vogla apo të mëdha. Ka patur raste për shembull ne lagje, kur nuk kemi patur vetëm frikë nga prindërit, por edhe në shkollë në klasë të parë fillore nga mësuesja, nga babi i ndonjë shokut. Të jesh i dhunshëm nuk është fare burrëri. Është frikacakllëk!”,shprehet në një video, Nik Xhelilaj.

Më pas ai ka vazhduar me një mesazh të fortë për të gjithë kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Mesazhi i tij është xhiruar në kuadër të një fushate të dhunës kundër fëmije e nisur nga organizata World Vision Albania, së cilës Niku i është bashkuar si ambasador.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.