AKTUALITET

Shkarkohet kreu i Hipotekës, ministrja flet dhe për mjekët

13:07 - 26.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas arrestimit të kreut të Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka qeveria e ka shkarkuar atë. Po ashtu është shkarkuar edhe specialistja e zyre. Por ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një deklarate për mediat tha se kjo është një arritje nga Task Forca Antikoprrupsion.




Arrestohet drejtori i Hipotekës Shkodër, abuzoi me detyrën

Pjesë e hetimit kanë qenë dhe mjekët e Spitalit të Shkodrës, që sipas ministres ata kanë rrezikuar garantimin e ushtrimit të veprimtarisë së institucionit në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Në 22 shtator, mjekët e spitalit të Shkodrës kanë lënë qelinë, pasi morën rivlerësimin e masës së arrestit “detyrim paraqitje” nga gjykata e Shkodrës.

Pas një hetimi dymujor te Prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë me kërkesë të Prokurorisë Shkodër u caktua masa arrest me burg dhe u pezullua nga detyra mjeket Perparim Cela, Luan Dragusha, farmacistja Karmen Kaculini dhe infermeririn Renato Kepi.

La SHBA-në për Shkodrën, kolegët të revoltuar për arrestimin e doktor Dragushës: S’ka vrarë njerëz!

Masa arrest në shtëpi u dha për Amanda Matlija, Juliana Zhuri dhe Albana Mehmetaj me detyrë anëtarë të komisionit të marrjes në dorëzim, kolaudimit të cilët rezulton se kanë marrë në dorëzim medikamentet për repartin e Hemodinamikës në kundërshtim me kushtet e kontratave të lidhura në vitin 2016-2017.

Të gjithë këta persona ne kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë për periudhën shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka. Nga verifikimet e kryera rezulton se për vitin 2016 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikësm, shërbimi i kardiologjisë, me një vlerë prej 34.492.870 lekësh, përfshi këtu edhe kontratat për mirëmbajtjen e materialeve të blera.

Sipas prokurorisë Ky spital nuk ka pasur asnjë mundësi akomodimi dhe resurse njerëzore, mjek etj, të realizonte kaq shume ndërhyrje sa stenda, e material të tjera ka blere. Për këtë periudhe kohore ky spital ka realizuar vetëm 3 ndërhyrje. Pra, në fund të vitit 2016, në magazinën, farmacinë e spitalit ka pasur një gjendje stendash, 397 stenda të cilat nëse do të kishin standartet e kërkuara nga ligji duhet te plotësonin nevojat për vitin pasardhës vitin 2017, e shume vite te tjera.

Për vitin 2017 janë lidhur 6 (gjashtë) kontrata për blerje barnash dhe materialesh për kabinetin e Hemodinamikës, Planifikimet dhe blerjet për vitin 2017 prej 700 stenda janë bërë duke mos patur parasysh gjëndjen e stokut, afatin e tyre të skadencës së materialeve, kapacitetin e spitalit, ndërhyrjet e planifikuara për atë vit etj.

 


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne na ke mbeshtetje per luften kundra korrupsionit qe ke nisur. Mua si qytetare dhe familjen time na ke fituar me kete shkarkimin e ketij maskarait te shkodres

    Përgjigju ↓