Kryesore

“Nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste”, Rama ultimatum mediave

11:36 - 09.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përpara mediave ka komunizuar vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për mbështetjen e familjes, sigurinë e rregullin në shkolla dhe përshkallëzimin e luftës kundër krimit.




Ndërkohë që ka lajmëruar dhe ndryshim në ligjin për lojrat e fatit. “Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kauj, qen apo cdo kafshe tjetër.Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT. Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuarParalajmëroj brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat nga mediat, portalet apo tv”, – ka bërë të ditur Rama, duke shtuar se nëse nuk zbatohet një gjë e tillë, do të mbyllen të gjitha portalet që gjenden me reklama të tilla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.