Kronikë

I shpëtoi plumbave, burri: Si i vrau me bukë në gojë

19:32 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gëzim Hoxha është një nga të mbijetuarit e masakrës në fshatin Shëlli të Matit. Ai është përgjegjësi i ndërmarrjes së shërbimeve dhe i traumatizuar tregon se autori Kujtim Koxha hapi zjarr drejt tyre në lokalin e fshatit, pa thënë asnjë fjalë.




Ishte si një ditë e përditshme, rreth orës 8 të mëngjesit ne kemi qenë te vendi për riparimin e rrugës, ai personi që në mëngjes kishte qenë në lokal. Ne vazhduam rrugën kryesore, prej një jave po zhvillojmë punimet në këtë aks, por ai nuk ka bërë asnjë kërkesë as për rrugë as për material për asgjë. Ne mbaruam rrugën kryesore dje deri në drekë dhe kryetari na kishte urdhëruar që do bëjmë riparim të gjithë rrugëve të fshatit Shëlli, në mesdite ne po hanim dreke, unë së bashku me kryeplakun në momentin që ne u ulëm pa e parë fare kush ishte, në derë pa u futur fare brenda ka gjuajtur me breshëri me automatik. Ai s’ka hyrë fare brenda. Përballë meje ka qenë Mentor Hoxha, ka qenë Erzeni dhe Astrit Hani këto të dy ngelën të vrarë, ndërsa Buçi nuk ka qenë punëtori jonë ai ishte në banak dhe po vinte në drejtimin tonë atë e ka kap plumbi pa dashje”.

LEXO EDHE: Lanë fëmijët jetim, përcillen për në banesën e fundit tre punonjësit. Dëshmitari: Do i vriste të gjithë…

Po ashtu ai tregon se nuk ka patur ndonjë kërkesë gjatë ditës, të paktën sa di ai, nga autori i masakrës për të bërë rrugën e shtëpisë.

Jo vetëm dje por asnjëherë nuk ka pasur kërkesë, ne bëmë rrugën kryesore, dhe ne do të bënim të gjithë rrugët atje. Unë nuk e di as ku e ka shtëpinë ai le të dalë dhe të thotë njërit aty, unë jam brigadieri aty dhe isha me shoferët në punë. Ai le të thotë se kujt ja ka thënë kërkesën e tij dhe ne nuk ja kemi bërë. Por sipas meje ai ka qenë i pirë dhe ka bërë këtë veprim të çmendur. Pasi për arsye pune nuk bëhet fjalë, ditën e parë ka qenë kryetari atje dhe tha se duhet t’i mbaroni të gjitha rrugët e Shëlliut.

Por ne s’jemi në dijeni të ndonjë problemi ai si ka bërë kërkesë askujt për probleme rruge, por vetëm të enjten ne duke ngrënë dreke ka kris kallashi, me breshëri, në fund një nga të pranishmit e ka kap automatikun dhe më pas dy plumba kanë qenë jashtë, me pas i kane hedh automatikun. Më pas direkt kam dalë dhe kam marr kryetarin e bashkisë dhe i kam thënë urgjent duhen ambulancat pasi janë vrarë shoferët. Duke ngrënë bukë është fut njëri dhe i ka vrarë , erdhën ambulancat erdhi policia por fatkeqësisht nuk arritëm ti shpëtojmë të tjerët vetëm njëri që është i plagosur”.

Autori, Kujtim Koxha
Autori, Kujtim Koxha

 

Ndërkohë, Fatos Karrosi kryeplaku i fshatit Shëlli është personi që ndaloi autorin e masakrës, Kujtim Koxha, të linte pas ndoshta një bilanc më të tragjikshëm sesa ai i Selenicës në muajin gusht.

Në momentin e ngjarjes, Fatosi ndodhej në lokalin e vogël të të vëllait dhe po iu shërbente ushqim punëtorëve të bashkisë. Përveç 11 punonjësve, në lokal ndodhej edhe djali i tij, si dhe disa banorë të fshatit.

Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.