KULTURË

Ichiro Iura, përkthyesi i autorëve shqiptarë në Japonisht

14:50 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studiuesin dhe albanologun e mirënjohur japonez, dr. Ichiro Iura, i cili, që pas hapjes së katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Hiroshimës, ka arritur që falë një pune shumëvjeçare të përkthejë e të botojë një sërë veprash dhe shkrimtarësh më në zë të letrave shqipe dhe t’i bëj të njohur falë përpjekjeve të vazhdueshme për publikun japonez. Kjo përbën jo vetëm një sukses, por edhe një tregues të pakundërshtueshëm për vlerat dhe rëndësinë që bart kjo letërsi në mozaikun dhe zhvillimet e letërsisë së gjithmbarshme.




Tashmë, kultura e shkruar shqipe, po shfaqet gjithmonë e më e plotë edhe në gjuhën japoneze.
Veprat e përkthyera dhe të publikuara nga dr. Ichiro Iura, janë si më poshtë: nga Ismail Kadare, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ëndrra mashtruese”, “Përbindëshi”, “Nga një dhjetor në tjetrin”, nga Dritëro Agolli “Kalorësi lakuriq”, nga Xhevahir Spahiu “Pezull”, nga Fatos Kongoli “I humburi”, nga Ylljet Aliçka “Parullat me gurë”, nga Betim Muço “Karusel” dhe “L & M”, nga Ermir Nika “Net mëkatarësh” e nga Viktor Canosinaj “Meriyll”.
Vlen të përmendet fakti se pas përkthimit të një fjalori japonisht-shqip, me rreth 1000 fjalë, apo përkthimit dhe botimit të romanit “Qyteti i fundit”, të shkrimtarit të shquar shqiptar Petro Marko, si dhe botimi në japonisht i veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare, veçanërisht romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm për lexuesin japonez dhe, për më tepër, u vu re se kjo vepër kishte tërhequr interesin dhe vëmendjen kryesisht të gjeneratës së re, të përbërë nga nxënës e studentë dhe intelektualë të spikatur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.